Bota

Zbulohen 28 mina të pashpërthyera në resortin turk, mbyllet plazhi

1 Gusht 2023, 09:56 Nga f.i
Zbulohen 28 mina të pashpërthyera në resortin turk, mbyllet
mina e gjetur

TURQI- Një incident i pazakontë ka ndodhur në plazhin e vendpushimit të njohur turk të Detit të Zi Shile pranë Stambollit. Autoritetet deklaruan se minat u gjetën nga zhytës dhe se tetë mina u tërhoqën në breg për t’u shkatërruar, njoftoi kanali televiziv turk NTV, raportojnë mediat e huaja.

"Janë gjetur të paktën 28 ​​municione, nga të cilat 8 janë nxjerrë në breg për asgjësim të mëvonshëm, - citon deklaratën e autoriteteve lokale të MPB-së Rossiya Segodnya, të cituar nga kanali televiziv.

Sipas raportimeve, minat e gjetura pritet të shkatërrohen të mërkurën më 2 gusht. Më herët eksperti ushtarak Igor Korotchenko, sugjeroi që plazhi i lartpërmendur Sofular mund të mbyllet për shkak të minave të Ukrainës që lëvizin.

turqi mina ne plazh

Sondazh

Poll