Bota

Japoni/ Tajfuni Kanun po afrohet, qindra mijëra evakuohen nga ishulli Okinawa

Autoritetet lokale u bënë thirrje qytetarëve më të rrezikuar që të kërkojnë strehim në vende më të sigurta se shtëpitë e tyre.

1 Gusht 2023, 09:11 Nga k.m.
Japoni/ Tajfuni Kanun po afrohet, qindra mijëra evakuohen nga ishulli
Foto ilustruese

JAPONI- Tajfuni Kanun po i afrohej ishullit Okinawa, në Japoninë jugore sot, duke shkaktuar anulimin e qindra fluturimeve, ndërsa qindra mijëra banorëve u është kërkuar të lënë shtëpitë e tyre dhe të shkojnë në strehimore. Autoritetet në disa qytete në ishull lëshuan urdhra jevakuimi pasi tajfuni, i cili po godet Oqeanin Paqësor me erëra deri në 100 milje në orë, pritet të arrijë në Okinawa në mbrëmje.

Sot në orën 10:00,  tajfuni i fuqishëm u lokalizua 240 kilometra në juglindje të Naha, kryeqyteti i ishullit, sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze.

Autoritetet lokale u bënë thirrje qytetarëve më të rrezikuar që të kërkojnë strehim në vende më të sigurta se shtëpitë e tyre.

"Shumë njerëz po qëndrojnë në shtëpitë e tyre sepse janë prej çimentoje,"- tha një zyrtar lokal Okinawan.

"Por ne u kërkojmë atyre që jetojnë vetëm ose në shtëpi prej druri, në zona të ulëta, të kërkojnë strehim përpara se tajfuni të përkeqësohet," shtoi ai.

Ndërkohë, më shumë se 500 fluturime për dhe nga ishulli Okinawa janë anuluar, ndërsa shërbimet e trageteve dhe autobusëve janë pezulluar.

Japan Airlines dhe All Nippon Airways (ANA) njoftuan se gjithsej më shumë se 74,000 pasagjerë do të preken nga anulimet e fluturimeve sot dhe nesër, të mërkurën.

japoni tajfuni kanun

Sondazh

Poll