Bota

Aksident i rëndë në Kosovë/ Dy makinat përplasen me traktorin! Humb jetën 1 person dhe plagosen 9 të tjerë

1 Gusht 2023, 08:04 Nga f.i
Aksident i rëndë në Kosovë/ Dy makinat përplasen me
foto ilustruese

KOSOVË- Një person ka vdekur dhe nëntë janë lënduar si pasojë e një aksident rrugor në Istog të Kosovës. Zëdhënësi i policisë Fadil Gashi ka thënë për mediat e Kosovës se aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve dhe një traktori. 

Dhjetё personat e pёrfshirё nё aksident janё dёrguar me ambulancë dhe me automjete private nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pёr trajtim mjekёsor, ku fatkeqësisht mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e njёrit prej personave të lënduar.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë mos përshtatjes sё shpejtёsisё dhe tejkalimi i pasigurt.

aksident në kosovë

Sondazh

Poll