Bota

IS merr përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës në Pakistan, ku të paktë 54 persona humbën jetën

1 Gusht 2023, 07:23 Nga f.i
IS merr përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës
foto ilustruese

PAKISTAN- Shteti Islamik morri përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës me bombë në një tubim politik në veriperëndim të Pakistanit të mbajtur nga një grup fetar aleat i qeverisë, ndërsa numri i të vdekurve nga sulmi u rrit në 54, raporton reuters.

Gati 200 persona u plagosën në bombardimin e së dielës. 

Ndërsa ngushëllimet u përhapën nga i gjithë vendi, dhjetëra njerëz që morën lëndime të lehta dolën nga spitali, ndërsa të plagosurit në gjendje kritike u dërguan në kryeqytetin e provincës, Peshawar, me helikopterë të ushtrisë. 

shperthimi ne pakistan

Sondazh

Poll