Bota

Formula për zgjedhjet në Veri, BE: Dorëheqja e kryetarëve mënyra më e shpejtë

Institucionet e Kosovës, thonë se votimet e reja duhet të bëhen përmes nënshkrimit të peticionit, nga Brukseli zyrtar e kanë një rrugë më të shkurtër deri te zgjedhjet, që duhet të jenë gjithëpërfshirëse.

31 Korrik 2023, 22:48 Nga I.A
Formula për zgjedhjet në Veri, BE: Dorëheqja e kryetarëve
BE

KOSOVË- Kosova dhe Bashkimi Evropian, në Bratisllavë, arritën një ujdi për rrugën që duhet ndjekur për shtensionim të situatës në veri. Si hap i parë që u plotësua ishte zvogëlimi i pranisë së njësive policore në e përreth godinave komunale në Leposaviq, Zubin Potok, e Zveçan.

Por hapa tutje drejt qëllimit që e ka edhe marrëveshja nga kryeqytetit sllovak, pra që është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat, nuk u bënë. Institucionet e Kosovës, thonë se votimet e reja duhet të bëhen përmes nënshkrimit të peticionit, nga Brukseli zyrtar e kanë një rrugë më të shkurtër deri te zgjedhjet, që duhet të jenë gjithëpërfshirëse.

Dorëheqjet e kryetarëve të komunave janë mënyra më e shpejtë për të nxitur zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që të dyja palët duhet të tregojnë konstruktivitet në realizimin e zgjedhjeve. Status-quoja e cila rezultoi nga tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës nëntorin e kaluar dhe bojkotimi i zgjedhjeve të prillit nga komuniteti serb i Kosovës, nuk është e qëndrueshme”, thuhet në një përgjigjien për Klan Kosovën nga Shërbimi për Punë të Jashtme (EEAS).

Ndërkohë vazhdimin e protestës kundër kryetarëve, nga BE-ja nuk e shohin si veprim të duhur përpara për të nxitur zgjedhje, qoftë përmes opsionit të dorëheqjes apo atij të peticionit. Me marrëveshjen e bërë para tri jave Qeveria e Kosovës, si hap drejt votimeve të reja në Leposaviq, Zubin Potok, Zvecan e Mitrovice, bëri një deklaratë publike, për të mbështetur mbajtjen e tyre pas verës.

be tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll