Bota

TRAGJIKE në Iran/ Helikopteri humb kontrollin dhe rrëzohet, vdes ekuipazhi

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 5:45 me orë lokale. Piloti dhe pasagjeri kanë ndërruar jetë.

31 Korrik 2023, 21:51 Nga a.l
TRAGJIKE në Iran/ Helikopteri humb kontrollin dhe rrëzohet, vdes
Iran

IRAN- Një ngjarje e rëndë është raportuar në Iran. Hassan Rezaiefar, Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës së Hetimit të Aksidenteve dhe Incidenteve të Organizatës së Aviacionit Civil të Iranit njoftoi rrëzimin e një avioni stërvitor në aeroportin Payam. Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 5:45 me orë lokale. Piloti dhe pasagjeri kanë ndërruar jetë, shkruajnë mediat e huaja.

“Të hënën në mëngjes rreth orës 5:45, një avion stërvitor u aksidentua në aeroportin Payam dhe piloti dhe pasagjeri tjetër i fluturimit humbën jetën në përplasje. Në vendngjarje është dërguar grupi hetimor i aksidentit i Organizatës së Aviacionit Civil", thuhet në njoftim.  

Sipas Marrëdhënieve me Publikun e Aeroportit Payam, shkak i rrëzimit të avionit stërvitor ishte një defekt teknik. 

bie helikopteri ne iran

Sondazh

Poll