Bota

Udhëheqësit e grushtit të shtetit në Niger akuza Francës: Po kërkon mënyra për të ndërhyrë ushtarakisht

Junta tha se Franca po kërkonte mënyra dhe mjete për të ndërhyrë ushtarakisht në Niger dhe kishte mbajtur një takim me shefin e shtabit të gardës kombëtare të Nigerit për të marrë autorizimin e nevojshëm politik dhe ushtarak.

31 Korrik 2023, 21:11 Nga a.l
Udhëheqësit e grushtit të shtetit në Niger akuza
Nigeri

NIGERI- Teksa tensionet pas grushtit të shtetit sa vijnë e rriten, junta ushtarake që mori pushtetin në Niger ka akuzuar Francën për komplot për ndërhyrje ushtarake për të rivendosur presidentin e rrëzuar, Mohamed Bazoum. 

Junta tha se Franca po kërkonte mënyra dhe mjete për të ndërhyrë ushtarakisht në Niger dhe kishte mbajtur një takim me shefin e shtabit të gardës kombëtare të Nigerit për të marrë autorizimin e nevojshëm politik dhe ushtarak, shkruan The Guardian.

Franca ka dënuar grushtin e shtetit në vendin e Afrikës Perëndimore dhe ka bërë thirrje që Bazoum të rikthehet, por nuk ka njoftuar ndonjë qëllim për të ndërhyrë ushtarakisht. Ministria e Jashtme franceze nuk e konfirmoi apo mohoi akuzën se donte të ndërmerrte veprime ushtarake. 

nigeri

Sondazh

Poll