Bota

Turistët dhe banorët po e 'braktisin'/ UNESCO: Venecia rrezikon të futet në listën e zezë të vendeve të trashëgimisë botërore

Është hera e dytë brenda pak vitesh që Venecia, e cila u përfshi në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në vitin 1987, kërcënohet me listën e zezë.

31 Korrik 2023, 19:55 Nga a.l
Turistët dhe banorët po e 'braktisin'/ UNESCO: Venecia
Venezia

ITALI-  Venecia rrezikon të vendoset në listën e zezë të vendeve të trashëgimisë botërore të UNESCO-s , nëse autoritetet italiane nuk bëjnë më shumë për të mbrojtur qytetin e brishtë.

Është hera e dytë brenda pak vitesh që Venecia, e cila u përfshi në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në vitin 1987, kërcënohet me listën e zezë.

UNESCO tha se masat e propozuara nga Italia për të trajtuar "çështjet komplekse" në Venecia ishin ende të pamjaftueshme dhe duhet të zhvillohen më tej, shkruan The Guardian. 

Përmbytjet e vitit 2019 dhe pandemia ndërprenë turizmin në Venecia. Problemet e shumta i kanë larguar banorët e qytetit, me popullsinë në qendrën historike që ra nën 50,000 verën e kaluar, duke i bërë banorët e mbetur të frikësohen se do të bëhen "relike në një muze". 

venecia unesco

Sondazh

Poll