Bota

Ikona e fëmijërisë ndahet nga jeta, aktori Paul Reubens mbyll sytë në moshën 70-vjeçare

Reubens ishte me diagnostifikuar me kancer dhe ka zhvilluar një betejë prej vitesh me të. 

31 Korrik 2023, 19:17 Nga I.A
Ikona e fëmijërisë ndahet nga jeta, aktori Paul Reubens mbyll
Paul Reubens

SHBA- Paul Reubens, i cili u bë i famshëm si personazhi burrë-fëmijë Pee-wee Herman ka vdekur. Reubens humbi jetën në moshën 70-vjeçare. Sipas njoftimit nga ekipi i tij, aktori ka ndërruar jetë mbrëmjen e së dielës. Reubens ishte me diagnostifikuar me kancer dhe ka zhvilluar një betejë prej vitesh me të. 

“Mbrëmë i thamë lamtumirën Paul Reubens, një aktor, komedian, shkrimtar dhe producent ikonik amerikan, personazhi i dashur i të cilit Pee-wee Herman kënaqi brezat e fëmijëve dhe të rriturve me pozitivitetin, tekat dhe besimin e tij në rëndësinë e mirësisë. Paul luftoi me guxim dhe privatisht kancerin për vite me radhë, me këmbënguljen dhe zgjuarsinë e tij karakteristike. Një person i talentuar dhe pjellor, ai do të jetojë përgjithmonë në panteonin e komedisë dhe në zemrat tona si një mik i çmuar dhe njeri me karakter të jashtëzakonshëm dhe bujari shpirtërore," thuhet në postim.

paul reubens pee-wee herman

Sondazh

Poll