Bota

Presidenti meksikan kundër luftës në Ukrainë: T'i jepet fund sa më shpejt! Rusia të nisë bisedimet për paqe

Ai tha se Meksika do të merrte pjesë në bisedimet, që thuhet se do të zhvillohen në Arabinë Saudite gjatë fundjavës së ardhshme, nëse të dyja palët do të ishin të pranishme. 

31 Korrik 2023, 19:17 Nga a.l
Presidenti meksikan kundër luftës në Ukrainë: T'i jepet
Andres Manuel Lopez Obrador

MEKSIKË-  Presidenti meksikan bën thirrje që t'i jepet fund luftës "irracionale" në Ukrainë.  Andres Manuel Lopez Obrador shprehu dëshirën e tij që bisedimet e ardhshme të paqes në Lindjen e Mesme të jenë gjithëpërfshirëse, me përfaqësim nga Ukraina dhe Rusia.

Ai tha se Meksika do të merrte pjesë në bisedimet, që thuhet se do të zhvillohen në Arabinë Saudite gjatë fundjavës së ardhshme, nëse të dyja palët do të ishin të pranishme. 

"Ne nuk duam që lufta Rusi-Ukrainë të vazhdojë, është shumë irracionale," tha zoti Obrador gjatë një konference të rregullt për shtyp. Ai vuri në dukje vuajtjet e mëdha njerëzore të shkaktuara nga konflikti, duke u ankuar se të vetmit përfitues dukej se ishin industria e luftës.

Bisedimet e paqes, të vendosura për t'u zhvilluar në 5-6 gusht në Jeddah, pritet të përfshijnë zyrtarë të lartë nga deri në 30 vende, shkruajnë mediat e huaja. 

lufta ukraine-rusi andres manuel lopez obrador

Sondazh

Poll