Bota

'Ariu ngrihet në këmbë si njeri'/ VIDEO-ja virale që po 'çmend' botën, Kina sqaron të vërtetën

Pas pamjeve virale, punonjësit e kopshtit zoologjik kanë hedhur poshtë aludimet e vizitorëve duke thënë se arinjtë malajzianë janë më të vegjël se arinjtë e tjerë dhe endemikë të pyjeve tropikale të Azisë Juglindore. 

31 Korrik 2023, 18:46 Nga a.l
'Ariu ngrihet në këmbë si njeri'/ VIDEO-ja virale
Ariu

KINË- Në media është duke qarkulluar një video ku një ari në një kopsht zoologjik në Kinën lindore qëndron në këmbët e pasme, veprim i cili habiti viztorët të cilët ngritën dyshime se në vend të ariut ishte një njeri që imitonte kafshën. Pas pamjeve virale, punonjësit e kopshtit zoologjik kanë hedhur poshtë aludimet e vizitorëve duke thënë se arinjtë malajzianë janë më të vegjël se arinjtë e tjerë dhe endemikë të pyjeve tropikale të Azisë Juglindore. 

“Arinjtë malajzianë janë më të vegjël se arinjtë e tjerë dhe endemikë të pyjeve tropikale të Azisë Juglindore, të cilët jetojnë në kopshtin Hangzhou, mund të duken ndryshe, por ata janë padyshim real,” thanë zyrtarët e kopshtit zoologjik në mediat sociale.

Videoja e ariut duke qëndruar në këmbët e pasme është shpërndarë në rrjetet sociale. Shumë vunë re se këmbët e holla dhe lëkura e bënin atë të dukej si një njeri që imiton një ari.

 

kine

Sondazh

Poll