Bota

TRAZIRAT pas arrestimit të liderit të opozitës, Senegali pezullon internetin

Masa erdhi disa ditë pas arrestimit të kreut të opozitës dhe kandidatit presidencial Ousmane Sonko, i cili do të dalë në gjykatë të hënën. Sonko, i cili u arrestua javën e kaluar, të dielën njoftoi një grevë urie në paraburgim dhe u bëri thirrje të burgosurve të tjerë politikë të bëjnë të njëjtën gjë.

31 Korrik 2023, 17:58 Nga a.l
TRAZIRAT pas arrestimit të liderit të opozitës, Senegali pezullon
Senegal

SENEGAL-  Qeveria senegaleze njofton se ka pezulluar përkohësisht aksesin në të dhënat e telefonit celular për të parandaluar qarkullimin e mesazheve subversive që mund të minojnë rendin publik. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Komunikimit, Telekomunikacionit dhe Ekonomisë Dixhitale. 

Masa erdhi disa ditë pas arrestimit të kreut të opozitës dhe kandidatit presidencial Ousmane Sonko, i cili do të dalë në gjykatë të hënën. Sonko, i cili u arrestua javën e kaluar, të dielën njoftoi një grevë urie në paraburgim dhe u bëri thirrje të burgosurve të tjerë politikë të bëjnë të njëjtën gjë.

Ai përballet me akuza të shumta duke përfshirë thirrjet për kryengritje, shoqërim kriminal, rrezikim të sigurisë së shtetit, konspiracion kundër autoritetit të shtetit, shoqërim kriminal në lidhje me një sipërmarrje terroriste dhe vjedhje.

Në qershor, qeveria pezulloi aksesin në të dhënat e telefonit celular për rreth 48 orë pas protestave vdekjeprurëse për dënimin e Sonkos, shkruajnë mediat e huaja. 

Dënimi i Sonoko shkaktoi protesta të dhunshme në kryeqytetin e Senegalit, Dakar dhe qytete të tjera, në të cilat 16 njerëz vdiqën dhe më shumë se 350 të tjerë u plagosën.

senegal

Sondazh

Poll