Bota

Ministri rus i Mbrojtjes: Kundërofensiva e Ukrainës po dështon! 20 mijë trupa janë vrarë muajin e kaluar

Ai tha gjithashtu se më shumë se 20,000 trupa ukrainase janë vrarë vetëm gjatë muajit të kaluar dhe pretendoi se numri i të rinjve që regjistrohen në kolegjet ushtarake ruse është rritur në mënyrë dramatike muajt e fundit. 

31 Korrik 2023, 16:57 Nga a.l
Ministri rus i Mbrojtjes: Kundërofensiva e Ukrainës po dështon!
Sergei Shoigu

RUSI- Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu pretendon se kundërofensiva e Ukrainës po dështon, shkruajnë mediat e huaja. 

Ai tha gjithashtu se më shumë se 20,000 trupa ukrainase janë vrarë vetëm gjatë muajit të kaluar dhe pretendoi se numri i të rinjve që regjistrohen në kolegjet ushtarake ruse është rritur në mënyrë dramatike muajt e fundit. 

Ukraina shpreson se do t’i nisë bisedimet këtë javë me Shtetet e Bashkuara për garancitë e sigurisë, para se t’i bashkohet NATO-s më vonë.

Shefi i Zyrës së Presidencës në Kiev, Andrri Yermak, tha të dielën se SHBA-ja ka bërë premtime konkrete dhe afatgjate për ta ndihmuar Ukrainën në luftë kundër pushtimit rus tani dhe për ta parandaluar agresionin e Rusisë në të ardhmen. 

sergei shoigu

Sondazh

Poll