Bota

Bisedimet për qeverinë e re/ Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve: Pa DPS nuk ka qeveri stabile dhe evropiane

Zhivkoviç vlerësoi se pa DPS-në dhe listën e koalicionit të udhëhequr nga ajo parti në zgjedhjet parlamentare të qershorit, nuk ka qeveri të qëndrueshme evropiane.

31 Korrik 2023, 16:47 Nga a.l
Bisedimet për qeverinë e re/ Kryetari i Partisë Demokratike
Mal i Zi

MAL I ZI- Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Danijel Zhivkoviç tha se nga takimi me kreun e shtetit Jakov Milatoviç arriti në përfundimin se aktualisht askush nuk ka nivelin e duhur të mbështetjes për të marrë një mandat për formimin një qeveri të re. I pyetur nëse ka pasur negociata mes Lëvizjes Evropa Tani (PES) dhe DPS-së për konstituimin e pushtetit ekzekutiv, Zhivkoviç u përgjigj se nuk ka pasur, shkruan Vijesti. 

"Duhet të jemi seriozë dhe të përgjegjshëm ndaj interesave shtetërore. Ne nuk nxitojmë të jemi qeveri në Mal të Zi, duam të jemi pjesë e asaj qeverie që respekton parimet dhe vlerat themelore. Ato parime përfshijnë ruajtjen e karakterit civil të shoqërisë dhe arritjen e një objektiv kyç i politikës së jashtme, që është anëtarësimi i Malit të Zi në BE. Këto janë parime vlerash mbi të cilat ne mund të bashkëpunojmë, nëse do të kishim marrë ftesë për këtë, sigurisht që do të kishim biseduar. Deri më tani nuk ka pasur bisedime të tilla. Nëse ka, do të informoheni”, u tha Zhivkoviç gazetarëve pas konsultimit me Milatoviq për mandatin që u mbajt në Cetinje.

Zhivkoviç vlerësoi se pa DPS-në dhe listën e koalicionit të udhëhequr nga ajo parti në zgjedhjet parlamentare të qershorit, nuk ka qeveri të qëndrueshme evropiane.

"Nëse dikush dëshiron të përfshihet në manovra të caktuara politike, nëse dëshiron të eksperimentojë përsëri - nuk ka problem. Ne do të jemi përsëri një opozitë shtetformuese, e fortë, kritike," përfundoi ai. 

Milatoviç sot ka nisur konsultimet për zgjedhjen e përfaqësuesit për përbërjen e qeverisë. Në takim, përveç Danjiel Zhivkoviç morën pjesë edhe Boris Pejoviç, anëtar i Kryesisë së PES-së, Seid Haxhiç, deputet nga lista e asaj lëvizjeje dhe Jelena Nedoviç, deputete nga lista e PES dhe anëtare e Alternativës. 

danijel zhivkoviç

Sondazh

Poll