Bota

E rëndë në Uzbekistan/ U bllokua në ashensor, 32-vjeçarja gjendet e vdekur pas 3 ditësh, ASKUSH nuk e dëgjoi

Olga Leondieva, 32 vjeç, një postiere në Tashkent, kryeqyteti i Uzbekistanit, mori ashensorin për të dërguar pakot, të hënën, më 24 korrik.

31 Korrik 2023, 16:14 Nga a.l
E rëndë në Uzbekistan/ U bllokua në ashensor,
Olga Leondieva

UZBEKISTAN- Një 32-vjeçare e identifikuar me emrin Olga Leondieva e cila u bllokua në një ashensor për 3 ditë, ka humbur jetën, pasi askush nuk e dëgjoi teksa kërkonte ndihmë që të dilte. Ngjarja ka ndodhur në Uzbekistan, shkruan Daily Mail. 

Olga Leondieva, 32 vjeç, një postiere në Tashkent, kryeqyteti i Uzbekistanit, mori ashensorin për të dërguar pakot, të hënën, më 24 korrik.  Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, ajo mori ashensorin në katin përdhes të pallatit nëntëkatësh, më pas u zhduk. 

Një përfaqësues i kompanisë Rajonale të Rrjeteve Elektrike ka thënë për mediat lokale se nuk ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në pallat në ditët në fjalë.

olga leondieva

Sondazh

Poll