Bota

Ukraina: Në 9 ditët e sulmeve ruse janë shkatërruar 180,000 tonë drithë

Rusia ka kryer sulme ajrore në infrastrukturën e portit ukrainas disa herë pas tërheqjes nga marrëveshja e drithit të Detit të Zi që i kishte lejuar Ukrainës të eksportonte në mënyrë të sigurt grurin.

31 Korrik 2023, 16:02 Nga a.l
Ukraina: Në 9 ditët e sulmeve ruse janë shkatërruar 180,000
Foto ilustruese

Ministria e Jashtme e Ukrainës njofton se sulmet ajrore ruse shkatërruan rreth 180,000 tonë metrikë drithëra në hapësirën e nëntë ditëve të këtij muaji, shkruajnë mediat e huaja. 

Rusia ka kryer sulme ajrore në infrastrukturën e portit ukrainas disa herë pas tërheqjes nga marrëveshja e drithit të Detit të Zi që i kishte lejuar Ukrainës të eksportonte në mënyrë të sigurt grurin.

Në vitin 2022, Rusia eksportoi 11.5 milionë tonë drithë në Afrikë, dhe në gjysmën e parë të këtij viti pothuajse 10 tonë. Marrëveshja e grurit, e nënshkruar në korrik 2022 në Stamboll dhe e rinovuar dy herë, lejoi që eksportet e ushqimit të Ukrainës të rifillonin pavarësisht luftës, por Rusia u tërhoq nga marrëveshja të hënën e kaluar.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll