Bota

Ukraina merr 1.25 miliardë dollarë grant nga SHBA

Ky grant është pjesë e paketës së pestë në kuadër të programit të Shpenzimeve Publike të Qëndrueshmërisë së Kapacitetit Administrativ (PEACE), që synon të mbështesë shpenzimet sociale dhe humanitare të Ukrainës.

31 Korrik 2023, 15:41 Nga a.l.
Ukraina merr 1.25 miliardë dollarë grant nga SHBA
Lufta në Ukrainë

UKRAINË- Ministria e Financave njofton se SHBA i ka dhënë Ukrainës një grant prej 1.25 miliardë dollarësh (973 milion £) përmes Fondit të Mirëbesimit të Shumë-Donatorëve të Bankës Botërore.

Ky grant është pjesë e paketës së pestë në kuadër të programit të Shpenzimeve Publike të Qëndrueshmërisë së Kapacitetit Administrativ (PEACE), që synon të mbështesë shpenzimet sociale dhe humanitare të Ukrainës.

Financimi do të ndahet në fusha të ndryshme, duke përfshirë ndihmën sociale për personat e zhvendosur brenda vendit (PZHBV), personat me aftësi të kufizuara, familjet me të ardhura të ulëta dhe pagesa të tjera sociale, shkruajnë mediat e huaja. 

Ministria e Financave theksoi se vetëm në vitin 2023, Ukraina mori një total prej 8.45 miliardë dollarësh (6.5 miliardë £) në mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore nga SHBA. Sipas njoftimit për shtyp të ministrisë, që nga fillimi i luftës në shkallë të plotë, SHBA-ja ka dhënë një total prej 20.4 miliardë dollarësh (15.8 miliardë £) në fonde granti për Kievin.

Projekti PEACE në Ukrainë u themelua në qershor 2022 për të ndihmuar rreth 13 milionë përfitues, duke përfshirë 10 milionë pensionistë, 500,000 punonjës të arsimit, 145,000 punonjës të qeverisë, 56,000 punonjës të urgjencës dhe mbi tre milionë përfitues të ndihmës sociale dhe PZHBV. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll