Bota

Protesta e gazetarëve në Prishtinë, Washington Post: Vendimi i qeverisë luftë e hapur dhe e paprecedentë kundër medias

Media amerikane shkruan se një numër i madh gazetarësh dhe anëtarësh të organizatave të shoqërisë civile u mblodhën në qendër të Prishtinës para ndërtesës kryesore të Qeverisë për të protestuar kundër pezullimit të funksionimit të transmetuesit.

31 Korrik 2023, 14:50 Nga a.l
Protesta e gazetarëve në Prishtinë, Washington Post: Vendimi i
ëashington Post

KOSOVË- Protesta e gazetarëve e mbajtur sot në Prishtinë ka tërheqhur vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare. “Gazetarët e Kosovës protestuan të hënën kundër vendimit të Qeverisë për të pezulluar funksionimin e një televizioni privat”, kështu e nis artikullin gazeta prestigjioze “The Washington Post” lidhur me protestën e mbajtur sot në sheshin “Zahir Pajaziti”. 

Media amerikane shkruan se një numër i madh gazetarësh dhe anëtarësh të organizatave të shoqërisë civile u mblodhën në qendër të Prishtinës para ndërtesës kryesore të Qeverisë për të protestuar kundër pezullimit të funksionimit të transmetuesit.

Demokracia vdes në errësirë” ishte motoja e protestës, e që është edhe slogani i këtij mediumi.

Në shkrim përmenden gazetarët të cilët e kanë cilësuar vendimin e qeverisë “si një luftë të hapur dhe të paprecedentë…kundër medias”. 

Protesta e gazetarëve në Prishtinë, Washington Post: Vendimi i
ëashington Post

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka informuar se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka marrë të premten vendim për refuzimin e ankesës së Shoqërisë Tregtare “Klan Kosova sh.p.k.”. 

proteste ne kosove

Sondazh

Poll