Bota

Lufta në Ukrainë/ Më shumë se 700 mijë fëmijë ukrainas u dërguan në Rusi

31 Korrik 2023, 14:21 Nga f.i
Lufta në Ukrainë/ Më shumë se 700 mijë fëmijë
foto ilustruese

UKRAINË- Komisionerja për të drejtat e fëmijëve e Rusisë Maria Lavova-Belova këtë të hënë ka deklaruar se më shumë se 700.000 fëmijë ukrainas janë dërguar nga Ukraina në Rusi qëkur filloi pushtimi rus i Ukrainës, raportojnë mediat e huaja.

Ndërkohë më 17 mars, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarrest për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe për Lovava-Belovan.

Sipas dokumentit të Lvova-Belova, rreth 1500 të burgosur të institucioneve për jetimët ose ata që kanë mbetur pa kujdes prindëror "arritën" gjithashtu në Rusi: 288 fëmijë nga e ashtuquajtura "DPR" u vendosën në Rusi në familje kujdestare. 

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll