Bota

Greqia nuk gjen qetësi! Shoferi i dehur i vë zjarrin ishullit grek, 5 avionë dhe 4 helikopterë përfshihen në shuarjen e flakëve

31 Korrik 2023, 13:14 Nga f.i
Greqia nuk gjen qetësi! Shoferi i dehur i vë zjarrin ishullit grek, 5
foto ilustruese

GREQI- Pas zjarreve nga i nxehti ekstrem, një aksident automobilistik shkaktoi një zjarr në ishullin grek të Kios, i cili ndodhet në detin Egje pranë territorit të Turqisë. Shoferi humbi kontrollin e makinës, doli nga rruga, goditi një mur dhe makina shpërtheu në flakë, të cilat u përhapën me shpejtësi. 

Mediat vendase raportojnë se si pasojë e aksidentit janë djegur 600 hektarë pyll. 

Aktualisht drejtuesi i mjetit ndodhet në spital me plagë të lehta. Ai u testua dy herë për alkool dhe rezultoi në gjendje të dehur. Mësohet se pesë avionë dhe katër helikopterë u përfshinë për shuarjen e zjarrit.

zjarret ne greqi

Sondazh

Poll