Bota

“Më lutej që ta vrisja nuk duronte dhimbjet”/ Vrau gruan e sëmurë në Qipro, lirohet pas 19-muajsh i moshuari britanik

31 Korrik 2023, 13:02 Nga f.i
“Më lutej që ta vrisja nuk duronte dhimbjet”/ Vrau gruan e
David Hunter

QIPRO- Një minator britanik në pension, David Hunter, i cili vrau gruan e tij është liruar pas 19-muajsh nga paraburgimi, raporton The guardian.

76-vjeçari kishte pranuar se kishte mbytur Janice, gruan e tij prej 52 vjeç në shtëpinë e tyre në ishull, pasi ajo "i lutej" t'i jepte fund jetës së saj, pasi kishte kancer në gjak dhe nuk i duronte dot dhimbjet.

Gjatë rastit i moshuari ishte mbështetur nga vajza e tij Lesley, e cili kishte folur për qëndrimin e babait të saj kur nëna e saj e paaftë për të lëvizur, i ishte lutur që ta lironte nga sëmundja që i shkaktonte vuajtje të padurueshme.

Hunter u lirua për vrasjen e gruas së tij, por u shpall fajtor për akuzën më të vogël të vrasjes nga pakujdesia në fillim të këtij muaji. Vajza e David në një deklaratë për mediat shprehet se është mirënjohëse autoriteteve për këtë vendim.

qipro david hunter

Sondazh

Poll