Bota

Grabitje në Ferizaj! Tre hajdutët futen në market me kallashnikov dhe çekan, marrin para dhe cigare

Mësohet se tre të dyshuar të panjohur, njëri prej tyre me armë dhe tjetri me çekan janë futur në një market dhe kanë marrë arkën në të cilën dyshohet se kanë qenë 500 euro dhe një sasi të cigareve, vlera e të cilave nuk dihet.

31 Korrik 2023, 12:55 Nga f.i
Grabitje në Ferizaj! Tre hajdutët futen në market me kallashnikov
foto ilustruese

KOSOVË- Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur të dielën në një market në aksin rrugor Prishtinë – Ferizaj.

Mësohet se tre të dyshuar të panjohur, njëri prej tyre me armë dhe tjetri me çekan janë futur në një market dhe kanë marrë arkën në të cilën dyshohet se kanë qenë 500 euro dhe një sasi të cigareve, vlera e të cilave nuk dihet.

“Tre të dyshuar meshkuj , njëri nga ta me një armë AK/47 dhe tjetri me një çekan kanë hyrë në një market ku nga arka kanë grabitur para të gatshme dhe një sasi të cigareve. Të dyshuarit më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë trajtuar stafin e marketit të cilët ishin të shqetësuar . Rasti duke u hetuar nga njësitë përkatëse”,- thuhet në njoftimin e policisë.

grabitje ne kosove

Sondazh

Poll