Bota

OKB "e shqetësuar" për luftë mes Kosovës dhe Serbisë: Kurti po pengon dialogun mes palëve

Salvioli vlerësoi se papërgjegjshmëria publike e liderëve sidomos atyre kosovarë për të vijuar dialogun mund të çojë në një përsëritje të konfliktit te armatosur.

31 Korrik 2023, 11:57 Nga f.i
OKB "e shqetësuar" për luftë mes Kosovës dhe
foto ilustruese

KOSOVË- Raportuesi i Kombeve të Bashkuara, Fabian Salvioli, ka paralajmëruar rrezikun e nisjes së luftës mes Kosovës dhe Serbisë.

Pas vizitës në të dyja shtetet, raportuesi special Fabian Salvioli vlerësoi se papërgjegjshmëria publike e liderëve sidomos atyre kosovarë për të vijuar dialogun mund të çojë në një përsëritje të konfliktit te armatosur.

“Glorifikimi i kriminelëve të luftës dhe mohimi i krimeve të luftës është një praktikë e vazhdueshme në të dyja vendet. Autoritetet e Kosovës kanë mungesë vullneti për të ndjekur penalisht dhe ndëshkuar rastet e krimeve të luftës, në të cilat dyshohet se janë përfshirë ish-anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duhet një program efektiv dhe funksional për mbrojtjen e dëshmitarëve, i cili aktualisht mungon në Kosovë”,- tha Salvioli.

tensionet në veri të kosovës fabian salvioli

Sondazh

Poll