Art&Argëtim

Historia e trishtë e Amanda Bynes; aktorja për herë të tretë në një klinikë psikiatrike

Aktorja kishte nevojë për më shumë kujdes sesa mendonte në fillim, dhe për këtë arsye, ajo zgjodhi një program spitalor.

31 Korrik 2023, 08:53 Nga k.m.
Historia e trishtë e Amanda Bynes; aktorja për herë të
Amanda Bynes

SHBA- Amanda Bynes po trajtohet në një institucion të ri të shëndetit mendor, menjëherë pasi u lirua nga një tjetër spital. Sipas një raporti të Page Six, aktorja kishte nevojë për më shumë kujdes sesa mendonte, dhe për këtë arsye, ajo zgjodhi një tjetër program spitalor.

Në strukturën e mëparshme të shëndetit mendor, ku aktorja ishte i shtruar, pacientët monitoroheshin, por nuk mbaheshin brenda objektit, pasi mjekimi u ofrohej në banesën e tyre. Megjithatë, burimet thonë se Amanda Bynes, e cila vuan nga çrregullimi bipolar dhe gjithashtu ka një histori abuzimi me substancat, nuk kishte nevojë për një ndihmë “në distancë”, por diçka që do të japë patjetër rezultate.

Sipas TMZ, njësia e spitalit ndodhet në "Orange County", Kaliforni dhe do të ketë në dispozicion një ekip mjekësor, i cili do të jetë pranë saj në çdo moment.

amanda bynes

Sondazh

Poll