Art&Argëtim

Madonna ndihet me fat 'që është gjallë' pas shtrimit në spital, shpreh mirënjohjen ndaj fëmijëve dhe miqve të ngushtë

Një muaj pasi Madonna u shtrua në spital teksa pësoi një infeksion bakterial, mbretëresha e popit po reflekton se si familjarët e saj po e ndihmojnë të shërohet.

31 Korrik 2023, 08:43 Nga m.s
Madonna ndihet me fat 'që është gjallë' pas
Madonna

SHBA- Një muaj pasi Madonna u shtrua në spital teksa pësoi një infeksion bakterial, mbretëresha e popit po reflekton se si familjarët e saj po e ndihmojnë të shërohet.

“Dashuria nga familja dhe miqtë janë ilaçi më i mirë”, shkroi Madonna në një postim në Instagram të dielën, duke shfaqur një seri fotosh me dy nga gjashtë fëmijët e saj.

Ajo tregoi se kur ajo u sëmurë, fëmijët i kishte pranë për çdo gjë që ajo kishte nevojë, raporton "CNN".

“Unë pashë një anë të tyre që nuk e kisha parë kurrë më parë. Ajo bëri të gjithë ndryshimin”, shtoi këngëtarja.

Mbretëresha e Pop-it është duke u rikuperuar që nga fundi i qershorit, kur u gjet "pa ndjenja" dhe u shtrua në një spital të Nju Jorkut për trajtim, sipas raporteve të shumta.

“Mbretëresha e popit” e cila do të mbushë 65-vjeç më 16 gusht, ndau tre foto me 19 milionë ndjekësit e saj, së bashku me një mbishkrim të përzemërt. 

Në një deklaratë të mëparshme në fillim të këtij muaji, Madonna tha se plani i saj ishte të riplanifikonte koncertet e saj të ardhshme në Amerikën e Veriut, dhe të fillonte turneun e saj në Mbretërinë e Bashkuar në tetor.

Më 15 korrik ajo do të fillonte turneun e saj të hiteve më të mëdha në Kanada. Për turneun në janar, ajo u tha fansave: "Jam e emocionuar të eksploroj sa më shumë këngë që të jetë e mundur, me shpresën që t'u jap fansave të mi shfaqjen që kanë pritur". Ishte turneu i saj i 12-të, duke shënuar 40 vjet në industrinë e muzikës.

Revista amerikane "Forbes" e rendit atë si gruan e 45-të më të pasur në SHBA, me një pasuri të vlerësuar prej 580 milionë dollarësh dhe thuhet se ajo ka fituar rreth 1.2 miliardë dollarë nga turnetë.

madonna infeksion bakterial

Sondazh

Poll