Art&Argëtim

Gruaja e Kevin Kostner jeton në shtëpinë e shërbyesve, aktori i njohur zbulon detaje nga divorci

Por lajmërohet se është një zgjidhje e përkohshme dhe se dizenjatorja e çantave është në kërkim të një shtëpie të re.

30 Korrik 2023, 18:20 Nga k.m.
Gruaja e Kevin Kostner jeton në shtëpinë e shërbyesve,
Kristin Baumgartner dhe Kevin Kostner

SHBA- Kristin Baumgartner dhe Kevin Kostner ishin të martuar për 18 vjet, por ndarja e tyre nuk ka kthim pas. Bashkëshortja e aktorit është larguar nga rezidenca e tyre, por nuk shkoi shumë larg. Tani ajo po qëndron në një shtëpi që përdorej për personelin.

Por lajmërohet se është një zgjidhje e përkohshme dhe se dizenjatorja e çantave është në kërkim të një shtëpie të re.

"Ajo ka vendosur që të qëndrojë në atë pronë për të mos shkatërruar jetën e fëmijëve të tyre. Ata do të kthehen në shkollë në vjeshtë me miqtë e tyre,"- tha burimi pranë çiftit për mediat e huaja.

Kristin përpiqet ta mbajë situatën sa më normale.

Kevin Costner bëri kërkesë për divorc në maj të këtij viti, dhe më pas shprehu frikën se ish-gruaja e tij mund ta grabiste. Ai ka pohuar se ish-bashkëshortja i kërkonte para për operacione plastike.

Sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga Page Six, Costner tha se Kristin kishte demonstruar një tendencë shqetësuese gjatë disa muajve të fundit, si para dhe pas ndarjes, për të marrë pronat e tij, pa pëlqimin ose dijeninë e tij.

kristin baumgartner kevin kostner

Sondazh

Poll