Art&Argëtim

U 'dënua' për postimet fyese, Elon Musk rikthen në 'Twitter' reperin Kanye West

Llogaria e Ye u pezullua në dhjetor, pasi në një nga postimet e tij ishte publikuar një simbol svastika brenda një Ylli të Davidit. 

30 Korrik 2023, 10:15 Nga a.l
U 'dënua' për postimet fyese, Elon Musk rikthen në
Kanye West

Llogaria e Kanye West në Twitter është rikthyer pas tetë muajsh pezullim për shkak të postimeve fyese në Twitter. 

West, i cili ligjërisht ndryshoi emrin e tij në Ye, nuk do të ketë të drejtë të fitojë para nga llogaria e tij në X, dhe reklamat nuk do të shfaqen pranë postimeve të tij, shkruajnë mediat e huaja. 

Llogaria e Ye u pezullua në dhjetor, pasi në një nga postimet e tij ishte publikuar një simbol svastika brenda një Ylli të Davidit.  X rivendosi llogarinë e Ye pasi mori sigurinë se ai nuk do ta përdorte platformën për të ndarë gjuhë antisemitike ose fyese. 

kanye west elon musk

Sondazh

Poll