Art&Argëtim

Del në shitje për 4.6 milionë dollarë rezidenca luksoze ku jetoi vajza e Elvis Presley-t

Prona ishte vendi i përsosur për familjen mbretërore të yllit të rock-ut, me një dhomë shfaqjeje filmash, bodrum vere dhe palestër të brendshme.

29 Korrik 2023, 17:26 Nga m.s
Del në shitje për 4.6 milionë dollarë rezidenca luksoze ku
Lisa Marie Presley 

SHBA- Shtëpia e fundit e Lisa Marie Presley ka dalë në shitje për 4.6 milionë dollarë. Sipas TMZ, shtëpia ku Presley jetoi deri në fund të jetës u rinovua plotësisht përpara se të hidhej në treg nga sekseri dhe miku i saj, Rob Friedman.

Vajza e Elvis dhe Priscilla Presley mori me qira rezidencën Calabasas në 2020, dhe planifikoi të blinte pronën para vdekjes së saj më 12 janar, raportojnë mediat e huaja.

Prona ishte vendi i përsosur për familjen mbretërore të yllit të rock-ut, me një dhomë shfaqjeje filmash, bodrum vere dhe palestër të brendshme.

Rezidenca prej 7.440 metrash katrorë ka gjashtë dhoma gjumi dhe shtatë banja, si dhe një pishinë të madhe të jashtme dhe zonë ngrënieje.

Presley ishte zhvendosur në shtëpinë mahnitëse me vajzat e saj binjake, Finlay dhe Harper, dhe ish-burrin Danny Keough, me të cilin ishte e martuar nga viti 1988 deri në 1994. Këngëtarja u gjet pa ndjenja në rezidencë në mes të janarit, pasi pësoi atak dhe vdiq në moshën 54 vjeçare.

lisa marie presley 

Sondazh

Poll