Art&Argëtim

U shit në ankand për një milion dollarë, Darke ble unazën ikonë të Tupac

29 Korrik 2023, 12:52 Nga f.i
U shit në ankand për një milion dollarë, Darke ble
Darke

SHBA- Unaza kurorë prej floriri, të cilën reperi i njohur Tupac Shakur e ka mbajtur në performancën e tij të fundit, u shot me vlerën marramendëse në ankand për një milion dollarë, duke e kthyer atë në objektin më të vlefshëm hip-hop të shitur ndonjëherë në Nju Jork. 

Së fundmi është zbuluar se blerësi i unazës ikonë është reperi Darke, raporton Protothema.

Ka qenë vetë reperi Drake, i cili me anë të një postimi në Instagram tregoi se është pronari i ri i unazës.

Në unazë është gdhendur “Pac & Dada 1996”, një referencë për të dashurën e tij. Unaza e arit në formën e një kurore është e veshur me diamante më të vegjël dhe në qendër është një rubin i paprerë i rrethuar nga dy diamante të prera.

drake tupac shakur

Sondazh

Poll