Art&Argëtim

Çfarë ndodhi? Të shtëna me armë në koncertin e Mozzik, policia del me njoftim zyrtar, në lokal gjendet edhe granatë dore

Policia gjithashtu bën me dije se të gjithë personat që ishin brenda diskotekës janë evakuuar në mënyrë të sigurt.

28 Korrik 2023, 11:52 Nga a.l
Çfarë ndodhi? Të shtëna me armë në koncertin e
Mozzik

KOSOVË- Koncerti i reperit Mozzik, mbrëmjen e djeshme në Gjilan është ndërprerë, pasi në hyrje të lokalit janë konstatuar të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë me një njoftim për shtyp për rastin, ku bën me dije se në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e armës si dhe një granatë dore. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur. 

“Stacioni policor Gjilan me datën 28.07.2023, rreth orës 01:50 ka pranuar informacion se në oborrin e një diskoteke në Gjilan ka të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore i janë përgjigjur rastit. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e armës si dhe një granatë dore, e cila ishte e pashpërthyer. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Policia gjithashtu bën me dije se të gjithë personat që ishin brenda diskotekës janë evakuuar në mënyrë të sigurt.

“Të gjithë personat që kanë qenë brenda kësaj diskoteke në mënyrë të sigurtë janë evakuuar. Nga ana e zyrtarëve policorë është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, ndërsa mjeti i pashpërthyer është menaxhuar dhe asgjësuar pa asnjë pasojë nga njësiti për deminim”, thuhet tutje në përgjigjen e policisë.

Rasti është regjistruar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa motivi është ende duke u hetuar nga policia. 

mozzik

Sondazh

Poll