Art&Argëtim

Kërkimi i Leonardo da Vincit për kuptimin e jetës/ Një film i animuar për jetën e mjeshtrit gjenial të Rilindjes (VIDEO)

Përveç Stephen Fry, në film luajnë edhe Daisy Ridley, Marion Cotillard, Matt Berry dhe aktorë të tjerë të famshëm. "The Inventor" është planifikuar të dalë në kinema më 25 gusht.

28 Korrik 2023, 10:02 Nga DOSJA
Kërkimi i Leonardo da Vincit për kuptimin e jetës/ Një film
Një film i animuar për jetën e mjeshtrit gjenial të Rilindjes

Projekti i ri i Jim Capobianco, mendjes krijuese që qëndron pas një prej filmave më të suksesshëm të animuar "Ratatouille" - "The Inventor" - i kushtohet jetës dhe veprës së piktorit dhe shpikësit legjendar Leonardo da Vinci. Bëhet fjalë për një film të animuar, në të cilën zëri i personazhit kryesor është huazuar nga Stephen Fry.

Nga traileri që u publikua së fundmi, shohim se “The Inventor” trajton jetën e Da Vincit, shfaqur pa flokë dhe mjekër të gjatë, raportojnë mediat e huaja.

Gjithashtu, mësojmë se shpikjet e tij janë perceptuar nga autoritetet italiane si kërcënim për vlerat konservatore. Kjo është hera e parë që Jim Capobianco është në karrigen e regjisorit, të cilën e ndan me Pierre-Luc Granyon, si dhe firmos edhe skenarin. 

Përveç Stephen Fry, në film luajnë edhe Daisy Ridley, Marion Cotillard, Matt Berry dhe aktorë të tjerë të famshëm. "The Inventor" është planifikuar të dalë në kinema më 25 gusht.

Sondazh

Poll