Art&Argëtim

U ndanë 4 muaj pas fejesës, Rosalia dhe Rauw Alejandro thyejnë heshtjen: Nuk ishte shkak tradhtia

Ish-i fejuari i Rosalias, Rauw Alejandro, ka folur së fundmi kundër akuzave se tradhtia luajti një rol në përfundimin e fejesës së tyre.

27 Korrik 2023, 19:59 Nga f.i
U ndanë 4 muaj pas fejesës, Rosalia dhe Rauw Alejandro thyejnë
Rosalia dhe Rauw Alejandro

SHBA- Rosalia dhe Rauw Alejandro i dhanë fund lidhjes së tyre mbas tre vitesh. Pas lajmit për ndarjen e çiftit qarkulluan thashetheme se tradhtia ishte shkaku i ndarjes së tyre.

Ish-i fejuari i Rosalias, Rauw Alejandro, ka folur së fundmi kundër akuzave se tradhtia luajti një rol në përfundimin e fejesës së tyre. Ai ka reaguar në rrjetet sociale me një sqarim ku shkruan:

“Përgjatë këtyre viteve ju keni qenë pjesë e arritjeve të mia profesionale si dhe e të gjitha momenteve të lumtura që kam jetuar në çift. Kurrë s’e kisha parë dhe menduar veten në pozicionin sa të më duhej të jepja deklarata publike mbi një çështje kaq private për mua.

Po, po bëhet një muaj qëkur Rosi dhe unë vendosëm t’i jepnim fund fejesës tonë. Ekzistojnë mijëra probleme që mund të shkaktojnë një ndarje, por në rastin tonë nuk ishte për faj të personave të tretë ose një tradhtie. Gjatë kësaj hapësire që po marr për të kaluar gjithë këtë, kanë dalë akuza të gabuara publike dhe për respektin që kam për të, familjet tona dhe atë që kemi jetuar, nuk mund të qëndroja i heshtur dhe të shihja si përpiqen të shkatërrojnë historinë më të vërtetë të dashurisë që Zoti më lejoi ta jetoja.

Pa asgjë më shumë për të shtuar, ju dua shumë admiruesit e mi, faleminderit që jeni këtu”.

U ndanë 4 muaj pas fejesës, Rosalia dhe Rauw Alejandro thyejnë
postimi

rosalia

Sondazh

Poll