Aktualitet

Autoboti përmbyset dhe derdh naftën në rrugë, digjet një makinë në aksin Prrenjas-Qafë Thanë

Policia njofton se shkak është bërë humbja e kontrollit mbi mjetin të shoferit moldav, i identifikuar me inicialet A.B.

27 Korrik 2023, 17:21 Nga k.m.
Autoboti përmbyset dhe derdh naftën në rrugë, digjet
Pamje nga aksidenti

PRRENJAS- Një autobot i ngarkuar me naftë është përbysur në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë, e për pasojë e gjithë rruga është "larë" nga karburanti. Sipas të dhënave të para, Policia njofton se shkak është bërë humbja e kontrollit mbi mjetin të shoferit moldav, i identifikuar si Andrei Buhne.

Në po të njëjtin aks makina tip “Hyundai” duke kaluar në këtë rrugë për shkak të nxehtësië së gomave ka marrë flakë. Në njoftimin e saj për ngjarjen në fjalë, Policia nuk raporton për persona të lënduar në këtë aksident, por vetëm për dëme materiale.

Prrenjas/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë, shtetasi moldav A. B., duke drejtuar një autobot të ngarkuar me naftë, ka humbur kontrollin dhe për pasojë autoboti është përmbysur, duke shkaktuar rrjedhje të naftës në rrugë. Automjeti tip “Hyundai”, që drejtohej nga shtetasi D. V., duke kaluar në këtë rrugë, për shkak të nxehtësisë së gomave, ka marrë flakë. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve, si edhe vijon puna për përcaktimin e rrethanave të aksidentit dhe shkakun e marrjes flakë të automjetit “Hyundai”.

prrenjas

Sondazh

Poll