Aktualitet

Përfshihet nga zjarri fabrika e lëngjeve në Libohovë, dëme të shumta materiale

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

27 Korrik 2023, 17:08 Nga f.i
Përfshihet nga zjarri fabrika e lëngjeve në Libohovë,
foto ilustruese

GJIROKASTËR- Fabrika e lëngjeve në Libohovë është përfshirë nga flakët. Bëhet me dije se një shkëndijë zjarri është bërë shkak për flakët. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Libohovës, Gjirokastrës e Dropullit të të cilët po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin.

Kompania 'Amita' ka reaguar pas ngjarjes duke raportuar se zjarri ka rënë në oborrin e fabrikës dhe nuk nuk ka dëme në njerëz, përveç disa dëmeve të vogla materiale.

Reagimi i kompanisë:

Zjarri i shkaktuar në oborrin e fabrikës Amita është stabilizuar në kohë shumë shpejt fal ndërhyrjes nga forcat PMNZSH së Libohovës, Dropullit dhe Gjirokastrës. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por vetem disa dëme materialesh në mjediset e jashtme të fabrikës. Situata është normalizuar dhe puna do të vazhdojë normalisht.

zjarr ne fabriken ne libohove libohove

Sondazh

Poll