Aktualitet

Sherr masiv në Gjermani, plagoset me thikë 45-vjeçari shqiptar

Tre burra u përfshinë në një përplasje, mes tyre dhe një 45-vjeçar, i cili po operohet në spital. Sipas Policisë, sfondi i konfliktit është ende i paqartë. 

27 Korrik 2023, 17:00 Nga k.m.
Sherr masiv në Gjermani, plagoset me thikë 45-vjeçari shqiptar
Shqiptari i plagosur

GJERMANI- Një përleshje e përgjakshme ka ndodhur në një stendë qebapësh. Tre burra u përfshinë në një përplasje, mes tyre dhe një 45-vjeçar, i cili po operohet në spital. Sipas Policisë, sfondi i konfliktit është ende i paqartë. 

Sipas mediave gjermane, 45-vjeçari ka marrë plagë në bark, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, por gjendja e tij tani mësohet të jetë e qëndrueshme. Shqiptari ka qenë i dehur dhe fillimisht është dëbuar nga lokali nga punonjësit, por është kthyer dhe ka qëlluar punonjësit e qebaptores.

Sakaq dy persona janë arrestuar, ndërsa theksohet se janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe pritet zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes.

gjermani

Sondazh

Poll