Aktualitet

RAPORTI i DASH: Mediat me influencë zhvasin bizneset në Shqipëri

Në raportin e bërë publike nga DASH për klimën e investimeve në Shqipëri, theksohet edhe se përveçse nga administrata publike apo nga bandat kriminale, njerëzit që duan të investojnë në këtë vend bëhen objekt i zhvatjes nga ana e mediave. 

27 Korrik 2023, 16:35 Nga k.m.
RAPORTI i DASH: Mediat me influencë zhvasin bizneset në Shqipëri
Foto ilustruese

TIRANË- Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka ndezur sinjalin e alarmit për një fenomen që po merr përmasa të reja në Shqipëri: atë mediave që janë kthyer në gjobëvënëse. Në raportin e bërë publike nga DASH për klimën e investimeve në Shqipëri, theksohet edhe se përveçse nga administrata publike apo nga bandat kriminale, njerëzit që duan të investojnë në këtë vend bëhen objekt i zhvatjes nga ana e mediave. 

RAPORTI i DASH: Mediat me influencë zhvasin bizneset në Shqipëri
Foto ilustruese

"Shqipëria ka një sektor të madh informal dhe aktivitete të pastrimit të parave. Task Forca e Veprimit Financiar për Pastrimin e Parave (FATF) e përfshiu Shqipërinë në listën e saj gri në vitin 2020 dhe vendi vazhdon të jetë në listën për vitin 2023 për shkak të mangësive strategjike në adresimin e shqetësimeve të pastrimit të parave. Komuniteti i biznesit raporton se fluksi i madh i të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtrembëron konkurrencën në treg. Akuzat për korrupsion janë të zakonshme dhe investitorët shpesh raportojnë se ata bëhen objektiv i zhvatjes si nga administrata publike, ashtu edhe nga media dhe grupet kriminale,"-shkruhet ndër të tjera në raportin e DASH.

dash raporti i dash

Sondazh

Poll