Aktualitet

U arrestua sot/ Berisha publikon foton e makinës së Pëllumb Gjokës: U parkua para qendrës së votimit në 14 Maj, tmerroi zgjedhësit

Sipas Berishës, makina ka qëndruar para qendrës së votimit 324, Velipojë për të tmerruar zgjedhësit, kurse banda Gjoka kishte pushtuar qendrat e tjera.

27 Korrik 2023, 14:41 Nga A.B
U arrestua sot/ Berisha publikon foton e makinës së Pëllumb
Fototja e postuar nga Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë publike një foto, që sipas tij është realizuar në kohën e fushatës. Berisha thotë se në foto është makina e Pëllumb Gjokës, personit që u vu në pranga ditën e sotme nga SPAK. 

Sipas tij, makina ka qëndruar para qendrës së votimit 324, Velipojë për të tmerruar zgjedhësit, kurse banda Gjoka kishte pushtuar qendrat e tjera.

POSTIMI I BERISHËS'

Kjo është makina e kriminelit Pëllumb Gjoka, mikut të ngushtë të Edi Ramës dhe investitorit strategjik. Me datë 14 maj kjo makinë ka qendruar para qendrës së votimit 324, Velipojë për të tmerruar zgjedhësit, kurse banda Gjoka kishte pushtuar qendrat e tjera.

Çfarë ka ndodhur sot?

Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një operacion që deri më tani ka çuar në pranga 6 persona. Mes tyre ka zyrtarë të policisë, prokurorisë dhe një biznesmen. Në pranga kanë përfunduar ish-drejtuesi i Operacionales, Oltion Bistri, i shkarkuar nga detyra vetëm pak ditë më parë. Mes të arrestuarve po ashtu është edhe Astmer Bilali, i arrestuar në 2018-n si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër.

Në pranga raportohet të ketë rënë edhe Ardit Hasanbegaj, ish-shef për Krimet në Berat, i përjashtuar nga radhët e policisë një vit më parë, pas zbulimit të serave me kanabis në fshatin Drenovicë të Beratit. Në kërkim është shpallur edhe Ervis Martinaj, pasi akuzohet si porositës i disa vrasjeve në zonën e Shkodrës. Në kërkim është shpallur Eljon Hato, i konsideruar si krahu i djathtë i Martinajt. Një tjetër person gjithashtu i shpallur në kërkim është Behar Bajri.

Janë të paktën 15 urdhërarreste të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme. Akuzat janë disa, mes të cilave organizatë kriminale, grup i strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale në organizata kriminale, shpërdorim detyre, korrupsion, e deri te vrasje. 

sali berisha aksion i spak 27 korrik 2023

Sondazh

Poll