Aktualitet

FOTO- Megaoperacioni i SPAK, pamje nga aksioni, momenti kur i dyshuari shtrihet në tokë, Polici e prangos

'Top Channel' ka siguruar momentin kur vihet në pranga një prej të ndaluarve. 

27 Korrik 2023, 14:28 Nga A.B
FOTO- Megaoperacioni i SPAK, pamje nga aksioni, momenti kur i dyshuari shtrihet
Policia

TIRANË- Ditën e sotme SPAK ndërmori një operacion ku vuri në pranga disa persona. Mes të arrestuarve janë: prokurori i Kukësit Xhevair Lita i dyshuar për korrupsion, ish-drejtori i policisë operacionale Oltion Bistri, i dyshuar për nxjerrje sekreti dhe shpërdorim detyre, Ardit Hasanbegaj, një ish polic i shkarkuar që dyshohet se siguroi kushte për tu mundësuar vrasja që mbeti në tentativë kundër Ibrahim Licit.

'Top Channel' ka siguruar momentin kur vihet në pranga një prej të ndaluarve. 

FOTO- Megaoperacioni i SPAK, pamje nga aksioni, momenti kur i dyshuari shtrihet

Çfarë ka ndodhur sot?

Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një operacion që deri më tani ka çuar në pranga 6 persona. Mes tyre ka zyrtarë të policisë, prokurorisë dhe një biznesmen. Në pranga kanë përfunduar ish-drejtuesi i Operacionales, Oltion Bistri, i shkarkuar nga detyra vetëm pak ditë më parë. Mes të arrestuarve po ashtu është edhe Astmer Bilali, i arrestuar në 2018-n si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër.

Në pranga raportohet të ketë rënë edhe Ardit Hasanbegaj, ish-shef për Krimet në Berat, i përjashtuar nga radhët e policisë një vit më parë, pas zbulimit të serave me kanabis në fshatin Drenovicë të Beratit. Në kërkim është shpallur edhe Ervis Martinaj, pasi akuzohet si porositës i disa vrasjeve në zonën e Shkodrës. Në kërkim është shpallur Eljon Hato, i konsideruar si krahu i djathtë i Martinajt. Një tjetër person gjithashtu i shpallur në kërkim është Behar Bajri.

Janë të paktën 15 urdhërarreste të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme. Akuzat janë disa, mes të cilave organizatë kriminale, grup i strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale në organizata kriminale, shpërdorim detyre, korrupsion, e deri te vrasje.

/Dosja.al

aksion i spak 27 korrik 2023

Sondazh

Poll