Aktualitet

'Rrjedhin nga aktivitete kriminale'/ Sekuestrohen 20 milionë euro pasuri në Tiranë, ja kujt i përkasin

Janë sekuestruar 31 pasuri, të cilat në total kanë një vlerë transaksioni 6 milionë euro por që në vlerë tregu përllogariten në 20 milionë euro.

27 Korrik 2023, 14:16 Nga A.B
'Rrjedhin nga aktivitete kriminale'/ Sekuestrohen 20 milionë euro
Prokuroria

TIRANË- Sekuestohet pasuria e Ndue (Paulin) Gjergjit, biznesmenit të vrarë në vitin 2020. Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasurinë e Gjergjit, pasi dyshohet se është i përfshirë në një grup kriminal i cili fushë kryesore të aktivitetit të tij kriminal ka veprën penale “Trafikimit të lëndëve narkotike". Konkretisht, janë identifikuar pasuritë të cilat dyshohet se nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se lidhen dhe rrjedhin nga veprimtaria kriminale që ka kryer Gjergji. 

Janë sekuestruar 31 pasuri, të cilat në total kanë një vlerë transaksioni 6 milionë euro por që në vlerë tregu përllogariten në 20 milionë euro.

NJOFTIMI I PROKURORISË:

Dyshime se rrjedhin nga veprimtaria kriminale, Prokuroria Tiranë kërkon sekuestrimin e pasurive të shtetasit N.Gj. dhe familjarëve të tij me vlerë 20 milionë euro

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkon sekuestrimin e pasurisë së shtetasit N.Gj. dhe familjarëve të tij për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e parashikuar nga neni 287 i K.Penal.

Në kuadër të procedimit penal nr.2702, viti 2018 dhe më pas procedimi pasuror nr 03 nga ana e Seksionit per Pastrimin e Parave pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, është grumbulluar informacion për një rast të dyshimtë për "Pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale" për shtetasin N. Gj.

Ky shtetas, është pjesë e një grupi kriminal i cili fushë kryesore të aktivitetit të tij kriminal ka veprën penale “Trafikimit të lëndëve narkotike" të parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. Paraprakisht, janë identifikuar pasuritë të cilat dyshohet se nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se lidhen dhe rrjedhin nga veprimtaria kriminale që ka kryer shtetasi N. Gj.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar, përsa i përket pasurive të shtetasit N.GJ., dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se pasuritë e paluajtshme t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë kriminale të shtetasit N.Gj. Për këto arsye, Prokuroria kërkoi sekuestrimin e 31 pasurive, të cilat në total kanë  një vlerë transaksioni 6 milionë euro por që në vlerë tregu përllogariten në 20 milionë euro.

ndue gjergji

Sondazh

Poll