Aktualitet

Zbërthehet roli i anëtarëve të grupit kriminal të goditur nga SPAK/ Vrasja e Gjin Ndojit, në kërkim Elion Hato dhe Ervis Martinaj

Gjin Ndoji u ekzekutua në 9 gusht të vitit 2020 në Vaun e Dejës

27 Korrik 2023, 14:17 Nga DOSJA
Zbërthehet roli i anëtarëve të grupit kriminal të
viktima, Gjin Ndoji

TIRANE- Nga ana e SPAK është zbërthyer roli i anëtarëve të grupit kriminal, të cilët akuzohen për vrasjen e Gjin Ndojit. Në kërkim është shpallur Elion (Esmerald) Hato, krahu i djathtë i Ervis Martinajt, i cili është përfshirë në sherrin e përgjakshëm në zonën e ish-Bllokut më 4 tetor të 2018-ës. 

Hato sipas Prokurorisë, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka tentuar që t’i bëjë atentat Ibrahim Licit. Pjesë e grupit kriminal ishte dhe ish-shefi i Krimit të Organizuar në Policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbegaj, i cili ka krijuar kushtet për antantat ndaj Dorjan Dhulit dhe Ibrahim Licit, ky i fundit kundërshtari i përbetuar i ‘Bajrave’.

Bëhet me dije po kështu se Ervis Martinaj, mbreti i lojërave të fatit, në bashkëpunim me Behar Bajrin dhe Edmond Prekën janë të përfshirë në vrasjen e Gjin Ndojit në 2020 në Vaun e Dejës. 

Gjin Ndoji u ekzekutua në 9 gusht të vitit 2020 në Vaun e Dejës. Ai u vra me një plumb në kokë. Oltion Bistri, ish-shefi i Forcës Operacionale, akuzohet për veprën penale të "shpërdorimit të detyrës" dhe "nxjerrje të akteve sekrete". Xhevahir Lita, drejtues aktual i Prokurorisë së Kukësit, dyshohet se gjatë kohës kur ka ushtruar detyrën e prokurorit në Shkodër ka mbyllur dosjet penale në lidhje me këto vepra.

Atentati në Vaun e Dejës

Gjin Ndoji (Boriçi), trupi i tij i pajetë u gjet pak metra larg automjetit tip "BMW", të marrë me qira, e ndërsa në vendngjarje u zbuluan 3 gëzhoja tip kallashnikovi. Ai ishte një person me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e krimeve. Pas atentatit, 1 km larg vendit ku u qëllua për vdekje i riu, u gjet e djegur një makinë, e cila dyshohej se u përket autorëve, një skemë kjo e përdorur edhe në vrasjet e tjera për të humbur gjurmët. Mësohet se makina e djegur, tip "Benz" AA 346 LC  që dyshohet se u përket autorëve, figuron me targa që janë denoncuar të vjedhura që më 20 qershor në Ishëm. Ajo është targa e një makine tip "Fiat Punto" në pronësi të A.K, e cila kishte bërë kallëzim në polici.

Sondazh

Poll