Aktualitet

Bajrajt të arrestuar nga SPAK? Avokati i familjes: Iliri dhe Safeti u morën në pyetje, u lanë të lirë

Tahiraj deklaron se dy vëllezërit u morën në pyetje e më pas u lanë të lirë. 

27 Korrik 2023, 14:16 Nga A.B
Bajrajt të arrestuar nga SPAK? Avokati i familjes: Iliri dhe Safeti u
Safet Bajri

TIRANË- Avokati i familjes Bajri, Sokol Tahiraj ka mohuar lajmet që klientët e tij, Ilir dhe Safet Bajri të jenë arrestuar nga Policia. Në një sqarim të bërë publik për mediat, ai thotë se SPAK ushtroi kontroll në banesën e klientëve të tij. Tahiraj, shton se dy vëllezërit u morën në pyetje e më pas u lanë të lirë. 

“Në kuadër të mega operacionit të SPAK është ushtruar kontroll banese në shtëpinë e Ilir dhe Safet Bajrit. Ata janë marrë në pyetje pranë Policisë Shkodër dhe janë lënë të lirë”.

Ky reagim vjen pas lajmeve që qarkulluan sot në media, se dy vëllezërit ishin vënë në pranga. Ndërkohë, SPAK mëngjesin e sotëm zhvilloi një operacion duke vënë në pranga zyrtarë të lartë dhe emra të njohur të botës së krimit./Dosja.al

safet bajri aksion i spak 27 korrik 2023

Sondazh

Poll