Aktualitet

Operacioni 'Late hours'/ Arrestohet 32-vjeçari në Durrës

Bëhet fjalë për Azem Allçi, banues në Manzë.

27 Korrik 2023, 13:52 Nga A.B
Operacioni 'Late hours'/ Arrestohet 32-vjeçari në
Arma

DURRËS-Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim për kundërshti të forcave të rendit. Bëhet fjalë për Azem Allçi, banues në Manzë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Vijon operacioni policor i koduar “Late hours”, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari i shpallur në kërkim.

Gjatë operacionit të zhvilluar në muajin shkurt, u vu në pranga një 19-vjeçar, pasagjer në automjetin që drejtonte 32-vjeçari, ndërsa ky i fundit, për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë, rrezikoi seriozisht jetën e punonjësve të Policisë.

Gjithashtu, gjatë operacionit u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak që u gjetën në automjetin me të cilin po qarkullonin këta dy shtetas.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, si rezultat i kontrolleve në terren, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin A. A., 32 vjeç, banues në Manzë, Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Late hours”.

Në muajin shkurt, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar një automjet dhe i kanë dhënë shenjë për ndalim, por drejtuesi i automjetit, shtetasi A. A., sapo ka parë shërbimet e Policisë, nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit O. V., 19 vjeç (pasagjer), ndërsa shtetasi A. A. ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira.

Gjatë kontrolit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

azem allci durres

Sondazh

Poll