Aktualitet

Emri i Behar Bajrit mes 15 urdhër-arresteve, vrau bashkëjetuesen 15-vjeçare në shtëpinë e tij

Behar Bajri, një emër i njohur nga policia, është mes 15 personave ndaj të cilëve është lëshuar urdhër-arresti me urdhër të SPAK-ut.

27 Korrik 2023, 13:39 Nga DOSJA
Emri i Behar Bajrit mes 15 urdhër-arresteve, vrau bashkëjetuesen
Behar Bajri

TIRANË- Behar Bajri, një emër i njohur nga policia, është mes 15 personave ndaj të cilëve është lëshuar urdhër-arresti me urdhër të SPAK-ut. Ende nuk ka informacione zyrtare nëse janë arrestuar apo jo disa anëtarë të grupit Bajri. Po ashtu, një tjetër detaj nga megaoperacioni i Policisë së Shtetit, të shtrirë në disa qytete, është fakti se Xhevahir Lita ka qenë prokuror në Shkodër kur dyshohet se kanë ndodhur ngjarjet kriminale, që mendohet se këta personazhe i lidhin me njëri-tjetrin.

Bajri, një nga personazhet më të rrezikshme të botës së krimit

Behar Brajoviç (Bajri) u arrestua në Roterdam në 2018, ndërsa u ekstradua nga Holanda në korrik të 2019-ës. Ai u akuzua nga prokuroria për “Vrasjen me paramendim” në dëm të bashkëjetueses së tij Fabiola Hyseni. Kjo ngjarje ka ndodhur në 29 qershor 2002, kur 15-vjeçarja është raportuar si e vetëvrarë me tre plumba në shtëpinë e Bajrit. Behar Bajri, i arrestuari kryesor në atë kohë për këtë ngjarje dhe i dyshuari nga prokuroria si personi autor për këtë vrasje, ka mohuar në mënyrë kategorike se e ka kryer këtë krim. Ndërkohë në dosje, prokuroria tha se me të njëjtën pistoletë tip “TT” që është qëlluar 15-vjeçaria Fabjola Hyseni në vitin 2002, është qëlluar në 7 shkurt 2001 Arben Tuzi, ngjarje kjo e ndodhur në rrugën “Qemal Stafa” në Shkodër, ku ka mbetur i plagosur dhe Lulzim Molla.

 

 

Sondazh

Poll