Aktualitet

Çështja 'Ahmetaj', Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron e vilave në Hamallaj dhe Palasë

Kërkesat ishin paraqitur nga partnerja dhe ish bashkëshortja e Arben Ahmetajt, për heqjen e sekuestrove të vilave në Hamallaj dhe Palasë.

27 Korrik 2023, 13:19 Nga A.B
Çështja 'Ahmetaj', Gjykata e Lartë lë në
Arben Ahmetaj

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesat e partneres dhe ish bashkëshortes së Arben Ahmetajt, Erjola Hoxhës dhe Albina Mançkës për heqjen e sekuestrove të vilave në Hamallaj dhe Palasë.

Kërkesat ishin paraqitur nga partnerja dhe ish bashkëshortja e Arben Ahmetajt, për heqjen e sekuestrove të vilave në Hamallaj dhe Palasë.

Pak javë më parë, me 117 vota pro, asnjë kundër dhe 3 abstenim u votua pro kërkesës së SPAK për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj dhe kontrollin e banesës së tij, por absetenduan vetëm Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka. Me këtë vendim, Kuvendi heq imunitetin e Ahmetajt, por ky i fundit vijon ta mbajë mandatin e deputetit. Ahmetajt mund t’i hiqet mandati në rastin e vendimit të formës së prerë nga gjykata ose nëse ai jep dorëheqjen.

Arben Ahmetaj akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kunër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK për veprat penale: pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion pasiv; të lidhur me të ashtuquajturën afera e incineratorëve. Vetë Ahmetaj pretendon se nuk ka lidhje, por kërkon nga SPAK që të hetojë lidhur me sigurimin e fondeve, duke dhënë kështu detaje lidhur me ku duhet që të fokusohen hetimet./Dosja.al

arben ahmetaj erjola hoxha albina mancka

Sondazh

Poll