Aktualitet

Devoll/ Ishte denoncuar i humbur nga familjarët, vuante nga skleroza, 84-vjeçari gjendet i pajetë

Policia njofton se gjatë ekzaminimit, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa trupi i viktimës u soll në morg për ekspertizën mjeko-ligjore.

27 Korrik 2023, 12:56 Nga DOSJA
Devoll/ Ishte denoncuar i humbur nga familjarët, vuante nga skleroza,
policia

DEVOLL- Një 84-vjeçar është gjetur i vdekur, ndërsa familjarët e tij e kishin denoncuar të humbur prej ditës së djeshme. Zaim Meraku është gjetur pa shenja jete në vendin e quajtur Sellca. Policia njofton se gjatë ekzaminimit, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa trupi i viktimës u soll në morg për ekspertizën mjeko-ligjore. Sipas të dhënave, 84-vjeçari vuante nga skleroza.

Njoftim nga policia

Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Zaim Meraku, 84 vjeç. Ai është denoncuar i humbur nga familjarët ditën e djeshme, ndërsa është gjetur sot në vendin e quajtur Sellca. Gjatë ekzaminimit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa trupi i viktimës u soll në morg për ekspertizën mjeko ligjore. Sipas të dhënave, 84-vjeçari vuante nga skleroza. Policia e Devollit po heton mbi rastin.

Sondazh

Poll