Aktualitet

Megaoperacioni në disa qytete, arrestimi i biznesmenit/ Bardhi: SPAK të verifikojë favoret që Rama e Doshi i kanë siguruar atij

Bardhi nxit SPAK-un që të verifikojë të gjitha favoret qeveritare që Edi Rama, në bashkëpunim me Tom Doshin i ka siguruar Gjokës, duke nisur nga licensat e deri tek statusi i investitorit strategjik.

27 Korrik 2023, 11:56 Nga DOSJA
Megaoperacioni në disa qytete, arrestimi i biznesmenit/ Bardhi: SPAK
Gazment Bardhi

TIRANË- Sekretari i PD-së së vulës, Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me megaoperacionin që u zhvillua në disa qytete, ku në pranga ra biznesmeni Pëllumb Gjoka. Bardhi nxit SPAK-un që të verifikojë të gjitha favoret qeveritare që Edi Rama, në bashkëpunim me Tom Doshin i ka siguruar Gjokës, duke nisur nga licensat e deri tek statusi i investitorit strategjik. 

“Përshëndes aksionin e SPAK për arrestimin e një prej lidhjeve të konsoliduara me krimin e organizuar të Edi Ramës në Shkodër Pëllumb Gjokës. GPPD nxit SPAK të verifikojë të gjitha favoret qeveritare që Edi Rama, në bashkëpunim me Tom Doshin i ka siguruar këtij anëtari të krimit të organizuar, duke nisur nga licensat e deri tek statusi i investitorit strategjik. Askush mbi ligjin është më afër se kurrë”.

Prej orëve të mbrëmjes të së mërkurës, Prokuroria e Posaçme po zhvillon një operacion të gjerë, që deri më tani ka çuar në pranga të paktën 6 persona. Në pranga kanë rënë ish-drejtuesi i Operacionales, Oltion Bistri, i shkarkuar nga detyra vetëm pak ditë më parë, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka.

Sondazh

Poll