Aktualitet

Operacioni i SPAK/ Mes 6 të arrestuarve edhe një ish-komisar, u shkarkua vjet nga Rrumbullaku

Ai u përjashtua nga policia në nëntor të vitit te shkuar pas shkarkimit të zinxhirit komandues të policisë së Beratit. Kjo u bë pas zbulimit të serave me kanabis në këtë qark, në fshatin Rërëz. 

27 Korrik 2023, 11:37 Nga A.B
Operacioni i SPAK/ Mes 6 të arrestuarve edhe një ish-komisar, u
SPAK

TIRANË- Një tjetër i arrestuar në kuadër të operacionit të policisë së Shtetit dhe SPAK është edhe ish-polici Ardit Hasanbega.

Ish Komisari ka shërbyer si Shef i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat. Ai u përjashtua nga policia në nëntor të vitit te shkuar pas shkarkimit të zinxhirit komandues të policisë së Beratit. Kjo u bë pas zbulimit të serave me kanabis në këtë qark, në fshatin Rërëz. 

Në prangat e policisë së shtetit ka rënë biznesmeni i kazinove dhe ndërtimeve, Pëllumb Gjoka, Specialist te Drejtoria e Krimeve në Volum, Oltian Bistri, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, Astmer Bilali, pjesë e bandës së Bajrave, si dhe ish polici Ardit Hasanbenga. Ende nuk është konfirmuar se çfarë shkeljesh kanë kryer këta persona, por operacioni ka qenë shumë i gjerë dhe mund të jenë edhe persona të tjerë të arrestuar. /Dosja.al

spak ardit hasanbega aksion i spak 27 korrik 2023

Sondazh

Poll