Aktualitet

Humbën gjurmët! Grupi kriminal i ruajti paratë e fituara në Bitcoin

Në total janë mashtruar 140 qytetarë italianë, të cilët kontaktoheshin përmes telefonit dhe bindeshin për të investuar shuma të vogla.

27 Korrik 2023, 10:30 Nga A.B
Humbën gjurmët! Grupi kriminal i ruajti paratë e fituara në
Prokurorët

TIRANË- Grupi kriminal që mashtronte qytetarët me Call Center, i ka kthyer të gjitha paratë e fituara në Bitcoin. Kjo u bë e ditur nga prokurori i SPAK Ened Nakuçi, i cili tha se kjo është një skemë mashtrimi që është zbuluar në kuadër të një bashkëpunimi me autoritetet italiane dhe që është vijim i hetimeve të një operacioni të zhvilluar më parë në këtë drejtim.

Më tej Nakuçi tha se në total janë mashtruar 140 qytetarë italianë, të cilët kontaktoheshin përmes telefonit dhe bindeshin për të investuar shuma të vogla.

“Lidhur me aksionin nga SPAK dhe asaj italiane, u nxorën 14 masa të reja sigurie për shtetasit shqiptar. Ata janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merreshin me shitjen online. Janë rreth 140 kallëzime nga personat e dëmtuar në Itali. Shuma e dëmit të kryer shkon në 4.7 mln euro. Verifikimet kanë nxjerrë skemën e mashtrimit, ku viktimat telefonoheshin dhe bindeshin për të investuar në shuma të vogla. Ka rezultuar se mashtruesish ishin të zotë në përdorimin e teknikave bindëse. Për çdo transferim rezultante dhënia e sasive bitcoin, duke humbur gjurmët e parave që investoheshin. Këta drejtues janë IT dhe konsulentë të shitjeve. Hetimet vijojnë dhe për persona të tjerë të përfshirë. Paratë e viktimave janë shndërruar në kriptovaluta’, u shpreh Nakuçi.

mashtrime me call center

Sondazh

Poll