Aktualitet

“Mashtrimi me Call Center-at”, SPAK: Lëshohen 14 urdhër-arreste në Shqipëri, vijim i operacionit të finalizuar në tetor 2022

Në shënjestër të agjencive ligjzbatuese kanë qenë mashtrimet me Call Center-at.

27 Korrik 2023, 10:08 Nga m.s
“Mashtrimi me Call Center-at”, SPAK: Lëshohen 14
prokurori shqiptar

TIRANE- Një operacion i përbashkët mes SPAK-ut dhe autoriteteve italiane është zhvilluar në Shqipëri. Në shënjestër të agjencive ligjzbatuese kanë qenë mashtrimet me Call Center-at.

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me operacionin e përbashkët shqiptaro-italian. Mësohet se operacioni është vijim i një operacioni të mëparshëm që mban datën 25 tetor 2022.

“Lidhur me aksionin nga SPAK dhe asaj italiane, u nxorën 14 masa të reja sigurisë, që kanë të bëjnë me arrest-shtëpie për shtetasit shqiptar. Ata janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merreshin me shitjen online. Janë rreth 140 kallëzime nga personat e dëmtuar në itali. Shuma e dëmit të kryer shkon në 4.7 mln euro. Verifikimet kanë nxjerrë skemën e mashtrimit, ku viktimat telefonoheshin dhe bindeshin për të investuar në shuma të vogla. Ka rezultuar se mashtruesit ishin të zotë në përdorimin e teknikave bindëse. Për çdo transferim rezultante dhënia e sasive bitcoin, duke humbur gjurmët e parave që investoheshin. Këta drejtues janë dhe konsulentë të shitjeve. Hetimet vijojnë dhe për persona të tjerë të përfshirë. Paratë e viktimave janë shndërruar në kriptovaluta", u shpreh Nakuçi.

operacioni shqiptaro-italian mashtrime me call centera

Sondazh

Poll