Aktualitet

Pogradec/ Maratona Ndërkombëtare në 29 korrik, bllokohen rrugët për më pak se dy orë

Bllokimi i aksit nacional Lin-Pogradec dhe Qafë Plloçë-Pogradec do të zgjasë për 1 orë e 30 minuta në fashën orare 19⁰⁰-20³⁰. Në njoftim thuhet se të bllokuara do të jenë edhe rrugët e qytetit, deri në përfundim të maratonës.

27 Korrik 2023, 08:55 Nga m.s
Pogradec/ Maratona Ndërkombëtare në 29 korrik, bllokohen
maratona nderkombetare

TIRANË- Në datën 29 korrik, në kuadër të organizimit të Maratonës Ndërkombëtare, do të bllokohen disa akse në juglindje të vendit. Bllokimi i aksit nacional Lin-Pogradec dhe Qafë Plloçë-Pogradec do të zgjasë për 1 orë e 30 minuta në fashën orare 19⁰⁰-20³⁰. Në njoftim thuhet se të bllokuara do të jenë edhe rrugët e qytetit, deri në përfundim të maratonës.

Njoftimi

Në kuadër të organizimit të Maratonës Ndërkombëtare @marathon_enkelana datë 29 Korrik 2023 ju lajmërojmë se do të bëhet bllokim i përkohshëm i aksit nacional Lin-Pogradec dhe Qafë Plloçë-Pogradec: Bllokimi për 1 orë e 30 minuta në fashën orare 19⁰⁰-20³⁰. Në të dyja drejtimet e lart përmendura, pra në sensin kur vjen nga Tirana dhe nga Korça. Gjithashtu të bllokuara do të jenë edhe rrugët e qytetit deri në përfundim të maratonës. Të gjithë drejtuesit e automjeteve janë të lutur të marrin masa për të mos lëvizur në këtë orar në rrugën nacionale pra nga ora 19⁰⁰ deri në orën 20³⁰.

 

maratona nderkombetare lin-pogradec qafë plloçë-pogradec

Sondazh

Poll